Menaxhimi i ndërtesave banesore në Tetovë
Menaxher i licencuar · Licenca Уп. 0812/3

Menaxhimi i ndërtesave banesore në Tetovë

500 den. për banesë në muaj, me TVSH: menaxhim, pastrim dhe mirëmbajtje teknike. Gjithçka tjetër e shihni paraprakisht, pa marzhën tonë.

Çmimi

Sa kushton realisht menaxhimi i ndërtesës suaj në fund të muajit?

500 den.
për banesë në muaj, me TVSH

Një çmim fiks për menaxhim, pastrim dhe mirëmbajtje teknike, plus vetëm kostot reale të ndërtesës, pa marzhën tonë.

Një çmim. Çmim REAL.

Çfarë përfshin çmimi prej 500 den.

  • Pastrim dy herë në javë, i thatë dhe i lagësht, me mjetet tona të higjienës
  • Kontroll teknik një herë në javë: instalimet elektrike dhe të ujit, hidrofori, interfoni
  • Ndërrimi i llambave dhe riparime të vogla: puna është e përfshirë, paguani vetëm materialin
  • Menaxhim: fatura, kontrata, raport vjetor financiar, mbledhje me pronarët
  • Ndihmë juridike kur nevojitet
  • MyDarbo: shikim dhe pagesë online e faturave

Çfarë paguhet veçmas

Fondi rezervë: 1 den. për m²
Detyrim ligjor, në llogari të veçantë të ndërtesës.
Ashensori - kontroll i rregullt mujor
Sipas kontratës me servisuesit e autorizuar.
Energjia elektrike në hapësirat e përbashkëta
Sipas faturës mujore të EVN-së.
Riparime më të mëdha dhe material
Me faturë, vetëm kur ka nevojë. Mundësi pagese me këste.
Një herë në vit
Kontroll teknik i ashensorit nga organi inspektues, pastrimi i oxhaqeve, kalibrimi i aparateve kundër zjarrit, pastrimi i ulluqeve sipas nevojës

Për këto zëra (pika) nuk marrim marzhë. Secili shënohet veçmas në faturën që e merrni në shtëpi ose me e-mail.

Kalkulatori

Llogaritni faturën mujore për banesën tuaj

Shkruani të dhënat e ndërtesës suaj dhe shtypni „Llogarit“.

A ka ashensor ndërtesa?

Shembull: rreth 4.200 den. në muaj

Riparim i pompës së ujit ose i derës, ndërrim i llambës, xham i thyer e të ngjashme...

Licenca

Licencë për menaxher të objekteve banesore

Komisioni Rregullator për Banim · nr. Уп. 0812/3 · e vlefshme deri më 10.03.2028

Kontrolloni në regjistër
Kujdes që duket

Nga fasada te hyrja, çdo detaj

Hyrje të pastra, instalime që punojnë dhe hapësira të përbashkëta të rregullta - çdo ditë të vitit.

Objekte banesore të mirëmbajtura
Objekte banesore të mirëmbajtura
Hyrje të pastra e të rregullta
Hyrje të pastra e të rregullta
Pastrim i sipërfaqeve të xhamit
Pastrim i sipërfaqeve të xhamit
Mirëmbajtje parandaluese e instalimeve
Mirëmbajtje parandaluese e instalimeve
MyDarbo

Menaxhoni ndërtesën nga telefoni

Pagesa online bëhet përmes MyDarbo: i shihni kostot, raportoni defekte dhe i paguani faturat në pay.darbo.mk - në çdo kohë, pa radhë.

  • Pamje e faturave dhe pagesave
  • Raportim i defektit
  • Histori e mirëmbajtjes
  • Pagesë e sigurt online
Defektet

Diçka nuk punon në ndërtesë?

Llambë e djegur, interfoni, ashensori ose rrjedhje: raportojeni defektin online ose na telefononi.

Defektet i zgjidhim brenda 1 deri në 3 ditë, varësisht nga kompleksiteti i tyre.

Diçka nuk punon në ndërtesë?
Pyetje

Çfarë na pyesin pronarët

Sa do të paguajmë gjithsej?

500 den. fiks për banesë, me TVSH, plus kostot reale pa marzhë. Në shembullin me 30 banesa dhe banesë 50 m²: 788 den. në muaj.

A varet çmimi nga madhësia e ndërtesës?

Jo. Çmimi është fiks: 500 den. për banesë, pavarësisht sa banesa ka ndërtesa.

Si ndahen shpenzimet e ndërtesës?

Në mënyrë të barabartë në të gjitha banesat, sipas faturës.

Sa shpesh vjen ekipi?

Pastrim dy herë në javë, kontroll teknik një herë në javë.

Ku ruhet fondi rezervë?

Në llogari të veçantë të ndërtesës, me qasje për shikim në çdo kohë.

A keni licencë?

Po, e lëshuar nga Komisioni Rregullator për Banim.

Vlerësim falas i ndërtesës suaj

Vlerësim falas i ndërtesës suaj

Dhe krahasim me kostot aktuale, brenda 3 ditëve të punës.

Menaxher i licencuar

Licencë nga Komisioni Rregullator për Banim, nr. Уп. 0812/3, e vlefshme deri më 10.03.2028.

Përvojë

Mbi 100 ndërtesa dhe 2.500 familje, që nga viti 2013.

Kosto transparente

Çdo pagesë dhe çdo shpenzim shihet në portalin MyDarbo.